SHBA: Po kalon koha e durimi për Iranin
Irani i ka paraqitur formalisht kushtet e veta që të heqë dorë nga pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar.
Por në dokumentin konfidencial, Teherani ka përcaktuar kushte, të cilat nuk e plotësojnë atë që kërkohet nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera botërore.
Dokumenti, të cilin e citon agjencia 'Associated Press', thotë se Teherani është i gatshëm ta dorëzojë pjesën më të madhe të stoqeve, siç kërkohet nga plani i OKB-së, por kërkon që në mënyrë simultane të pranojë karburant për reaktorin e tij bërthamor, dhe se shkëmbimi i tillë do të duhej të bëhet në territorin e Iranit.
Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Iranin se "po kalon koha dhe durimi" rreth programit kundërthënës bërthamor.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, i ripërsëriti paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për "pasoja" nëse Irani vazhdon t'i zhvillojë kapacitetet për pasurimin e uraniumit.
Letra qe Teherani i dorëzoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore është përgjigja e parë zyrtare ndaj planit të OKB-së.