Maqedoni, arrestohen 14 trafikantë klandestinësh
Policia e Maqedonisë ka arrestuar sot 14 trafikantë klandestinësh, të cilët prej kohësh kalonin shtetas shqiptarë për në Greqi, përmes territorit maqedon. Njoftimi u dha nga vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Sipas saj, policia maqedonase ka regjistruar mbi 50 kalime ilegale, ku 120 emigrantë kanë mundur ta kalojnë kufirin grek. Me qindra klandestinë të tjerë janë munduar të kalojnë kufirin shtetëror të ndihmuar nga ky rrjet, përgjatë muajve të fundit. Secili prej klandestinëve detyrohej të paguante 2.000 deri në 2.500 euro për të mbërritur në Greqi.