Gjeneralë turk paditen për komplot për grushtet
Një gjykatë turke ka paditur shtatë oficerë të lartë ushtarak për komplot për të përmbysur qeverinë.
Katër nga ata që po mbahen në gjendje arresti janë admiralë dhe një është gjeneral.
Ata janë në mesin e rreth 50 figurave të larta ushtarake, disa në pension, të cilët ishin arrestuar në fillim të javës.
Autoritetet thanë se ata kishin planifikuar që të krijojnë kaos duke bombarduar xhamitë si dhe duke rrëzuar aeroplanë ushtarak.
Gjatë dy viteve të fundit, më shumë se 200 vetë janë arrestuar nën akuza të ngjashme.
Shkalla e operacioneve të fundit ndaj autoriteteve ushtarake kanë qenë të paprecedenta dhe kanë rritur tensionet mes qeverisë dhe forcave të armatosura.