Zgjedhjet ne KOKSH, Ylli i sigurt per fitoren

Sipas tij, perpjekjet e politikes per te nderhyre ne ceshtjet e sportit kane deshtuar ende pa nisur. “Nuk frikesohem nga gara. Jam mesuar me garen sepse ne sportin e mundjes kundershtarin e ke gjithmone perballe. Nuk mund te mendoj qe ka nderhyrje nga politika. Do jene njerezit e sportit ata qe une kam qene prane qe do votojne per te vazhduar kete pune 8 vjecare qe ka bere KOKSH”, shprehet Ylli.
Njohja e Kosoves dhe e federatave te saj ne organizmat nderkombetare do te vazhdoje te mbetet nje nga prioritet e punes se tij si president i KOKSH-it. “Pa nje bashkepunim te te gjitha institucioneve te sportit ne nuk do kemi vazhdimesi. Sporti nuk ka nevoje per para por per mentalitete. Si president i KOKSH-it, viziten e pare do ta bej ne Kosove pasi kosovaret kane nevoje per KOKSH-in”, shtoi kandidati Ylli.
Ndryshe nga politikanet qe pas sfidave konkurruese nuk i njohin me kundershtaret e tyre, Fidel Ylli e fton ne bashkepunim kundershtarin e tij ne kete gare, Esat Ademi, per te miren e sportit shqiptar. “Ne do tregojme ndryshe nga politika qe jemi njerez me vizion dhe kerkojme qe sporti te ece perpara. Te jeni te sigurte qe do t’i japm doren njeri-tjetrit dhe do kemi bashkepunim”, perfundoi ai.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code