E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja, dy ndeshje larg fushes, nje pa tifoze

Dhuna ne fushen e Lushnjes gjate ndeshjes kunder Apolonise ka kaluar ne lupen e FSHF-se qe ka marre masa ndeshkimore ndaj klubit lagunar.

Keshtu, plagosja e lojtarit mik, Shoshi, do t’i kushtoje Lushnjes dy ndeshje larg stadiumit “Roza Haxhiu” dhe nje ndeshje pa tifoze.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplines ne FSHF ka gjobitur klubin verdhjeshil me 100 mije leke gjobe. Nderkohe, incidenti me futbollistin e Apolonise, Maringlen Shoshi, eshte bere tashme pjese e hetimeve te prokurorise se ketij rrethi, e cila e ka klasifikuar si plagosje te shkalles se lehte.

Denoncimi eshte bere nga vete i plagosuri, nderkohe qe burime te sigurta bejne te ditur se prokuroria do te marre ne pyetje edhe punonjes te policise, qe kane qene te ngarkuar me mbarevajtjen e aktivitetit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›