E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise, Tirana fiton, 3 ndeshje shtyhen

Koha e keqe e shoqeruar nga shiu i dendur ka penguar zhvillimin e tre ndeshjeve te turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Keshtu, takimi me i rendesishem Teuta-Vllaznia si dhe Beselidhja-Elbasani e Bylis-Flamurtari jane anuluar.

Nderkohe, pjesa tjeter e takimeve kane perfunduar. Tirana fitoi me rezultatin e thelle 4-1 ne fushen e Lushnjes, duke hedhur nje hap te sigurt per ne fazen tjeter. Fitore ka arritur edhe Partizani ne Burrel me rezultatin 1-0 fale golit te Capos.

Dinamo eshte mundur ne Bilisht me Skenderbeun 1-0, ndersa Apolonia dhe Shkumbini e kane mbyllur 90 minuteshin e pare ne barazim me rrjeta te paprekura. Fitore te rendesishme ka arritur edhe Besa qe mundi 2-1 Kastriotin ne Kruje me gola te Kulit dhe Mancakut.

Tre ndeshjet e prapambetura mund te luhen te merkuren e ardhshme, por nje vendim zyrtar per daten do ta marre Federata Shqiptare e Futbollit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›