SHBA shënon Ditën e të Rënëve
Është bërë traditë në SHBA që të hënën e fundit të muajit maj të nderohet kujtimi i të rënëve në luftë.
Amerikanët reflektuan sakrificën e bashkëkombësve të tyre, ndërkohë që numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan ka arritur mbi 1 mijë vetë.
Me mijëra njerëz me rastin e Ditës të të Rënëve vizituan varrezat e ushtarëve të vrarë amerikanë në Arlington.
Të rënët e parë të varrosur në këto varreza ishin ushtarë të vrarë gjatë luftës qytetare.
Tani në këto varreza prehen mbi 330 mijë ushtarë.
Në Ditën e të Rënëve, kur amerikanët kujtojnë sakrificat madhore të këtyre burrave e grave, tradicionalisht presidenti dhe nënpresidenti vendosin një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur.
“Ne si amerikanë kemi një ndjenjë krenarie për vendin tonë, krenari për vlerat tona dhe për ushtrinë tone, për atë që ka bërë ushtria jonë gjatë historisë së këtij vendi për të mbrojtur liritë dhe të drejtat më të rëndësishme për ne”, deklaroi zëdhënësja e varrezës në Arlington, Kaitlin Horst.
Në parcelën 60 prehen rreth 600 të rënë gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan. Kjo njihet si parcela më e trishtueshme në Amerikë.
Shefi i Shtatmadhorisë Mike Mullen, Komandanti i forcave amerikane dhe të NATOs, Gjenerali Stanley McChrystal dhe Presidenti afgan Hamid Karzai, vizituan këtë pjesë të varrezës disa javë më parë.
Viktimat amerikane në konfliktin 9-vjeçar afgan kanë shkuar në mbi 1 mijë vetë. Gjysma e tyre u vranë gjatë 2 vjetëve të fundit.