Amnistia fiskale, tatimet pastrojnë bilancin
Tashmë që faza e faljes së gjobave është mbyllur që më 7 prill të këtij viti, tatimeve nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të administrojnë të dhënat për të pastruar sistemin nga gjobat. "Ngritëm grupe komisioni dhe vlerësuam gjobat e paguara nga amnistia. Tashmë po hedhim të dhënat për të pastruar bilancin në mënyrë që të mos ketë keqkuptime", tha drejtori i Tatimeve, Artur Papajani. Sistemi kompjuterik në tatime funksionin në mënyrë automatike, për rrjedhojë llogaritja e gjobave, interesat, detyrimet kryhen nga aparati. Mjafton që një punonjës i autorizuar të shtypë tastierën e kompjuterit dhe shikon gjendjen e një subjekti. Pikërisht këtë po bëjnë tatimet, në mënyrë që sistemi kompjuterik të mos xhirojë më gjobat e vjetra (tashmë të falura), po ndërhyhet në pastrimin e tij.
Sipas zyrtarëve të qeverisë, procesi i amnistisë fiskale solli rezultate pozitive, me arkëtimin e rreth 1 miliardë e 300 milionë lekëve dhe faljen e mbi 20 miliardë lekëve. Sipas Ministrisë së Financave në proces pastrimi ishin rreth 200 mijë persona dhe dosja është mbyllur vetëm për 26 mijë.
Megjithatë, bizneset po ngrenë gjithnjë e më shumë zërin për të pasur një tjetër format amnistie. Sidomos me ligjin "Antimafie", kërkesa për legalizimin e kapitaleve të fshehura ndër vite po bëhet gjithnjë e më këmbëngulëse. Gazeta "Shqip" publikoi për herë të parë pjesë të një projektligji "Për tatimin mbi të ardhurat", ku objekt tatimi bëhen të ardhurat që nuk kanë lidhje me aktivitetin privat të shoqërisë. Deri tani Ministria e Financave nuk ka dashur të japë shpjegime, ndërsa drafti pret firmën e Kryeministrit Berisha. Sipas grupeve të interesit në mbrojtje të biznesit, legalizimi i aseteve do t‘u vijë në ndihmë shumë shoqërive private, që për arsye të ndryshme nuk i kanë deklaruar të ardhurat e tyre. Për momentin, ekspertë pranë qeverisë thonë se vendimi për legalizim asetesh do të kërkojë ende kohë, i kushtëzuar kryesisht nga marrëveshjet me institucionet financiare ndërkombëtare.
A.Kola