E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, gara më e fortë për komunën e Prishtinës

Vijon në kosovë, fushata elektorale për zgjedhjet locale të datës 15 nëntor, një fushatë e cila ka startuar pikërisht në datën 15 tetor. Këto do të jenë zgjedhjet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Zgjedhjet do të mbahen në 36 komuna, përfshirë edhe tri komuna të reja me shumicë serbe, ndërsa 74 subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë në këto votime që vlerësohen si sprovë e madhe për zhvillimet demokratike në vend. Një garë e nxehtë pritet të jetë në prishtinë, ku kandidatët për kryetar të Prishtinës u premtojnë qytetarëve se nën mandatin e tyre do të ndërtojnë një Prishtinë të pastër, një qytet që funksionon, me komunikacion modern e ujë të pijshëm. Ndërkohë, gjatë debateve nuk mungojnë as kritikat e ndërsjella. Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, premton një Prishtinë moderne, ndërsa për problemet dhe vështirësitë në punën e tij, ai fajëson qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, ka aplikuar standarde të dyfishta dhe nuk e ka mbështetur financiarisht Prishtinën. Nga ana tjetër Besnik Tahiri, kandidat për kryetar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveç reformave në shumë fusha, përkushtimit për një Prishtinë të pastër dhe me perspektivë, premton edhe fillimin e reformave nga ndërtesa e komunës, përkatësisht administratës së Prishtinës. Ndërkohë, Vegim Gashi, kandidat i përbashkët i Aleancës Kosova e Re dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë, premton një angazhim fillestar në perspektivën ekonomike, zbutjen e papunësisë dhe kujdesin social. Gara për kryetar të Prishtinës paraqet sfidën më të madhe në procesin e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit.
Prishtina është e rëndësishme për secilën nga partitë politike garuese, jo vetëm si kryeqytet, por edhe si komuna me më shumë votues. Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj ka vizituar disa zona të kosovës, ne kuader te fushates elektorale. Ai ka qenë në komunen e Skënderajt, e konsideruar si nje nga bastionet e PDK-se dhe gjatë takimit me banoret, ka kerkuar voten e tyre per te ndryshuar mentalitetin e qeverisjes në këtë komunë. Ndërsa kandidati i AAK-se per komunen e Gjilanit, Ahmet Isufi ka kritikuar kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci, per premtimet e tij në fushatën elektorale. Ai ka theksuar se premtimet e Thaçit janë vetëm mashtrime dhe ka shprehur bindjen se ditën e zgjedhjeve banorët e Gjilanit do të dinë kujt t'ia japin votën. Edhe vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vijuar me fushatën elektorale duke vizituar disa zona. Gjatë fushatës Thaçi u tha banorëve vetëm se qeveria e tij do të mbështesë projektet e pushtetit vendor në komuna ndërsa ka premtuar investime qe shkojnë në qindra milionë euro. Ndërkaq përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, por edhe ata të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zotohen për një mbarëvajtje të qetë të procesit zgjedhor. Ata kanë hartuar edhe një strategji të veçantë veprimi për sigurinë gjatë fushatës, si dhe gjatë procesit të votimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›