E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogani: Kritikat ndaj Iranit janë të pandershme

Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan, ka akuzuar perëndimin se po e trajton Iranin në mënyrë jo të drejtë mbi programin bërthamor që ka. Erdogan, vendi i të cilit është anëtar i NATO-s tha se nuk ishte e ndershme që ata që akuzonin Iranin se po zhvillonte ndiqte armë bërthamore, vetë kishin infrastruktura të fuqishme bërthamore. Komentet e tij vijnë ndërsa ai përgatitet për një vizitë në Iran këtë javë për bisedime me presidentin mahmud Ahmedinejad . kreu i qeverisë turke, Erdogan, tha se shqetësimet e perëndimit se Teherani donte të ndërtonte një bombë bërthamore ishin bazuar në "thashetheme". Ai tha se çdo sulm ushtarak kundër instalimeve iraniane do të ishte çmenduri dhe e përshkroi Ahmedinejadin si një mik. Vizita e kryeministrit turk në Iran përkon me atë të inspektorëve ndërkombëtarë që po hetojnë një uzinë pasurimi të uraniumit që ka ngritur dyshime të reja në perëndim. Por Erdogan bëri me dije se ai besonte në siguritë e Iranit rreth natyrës paqësore të programit të vet bërthamor. Kryeministri vizitoi pakistanin Pakistanin së fundmi, dhe u takua me homologun e tij ndërsa diskutuan për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar kërcenimet terroriste . gjithashtu ata ranë dakort për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën politike, diplomatike, atë të sigurisë dhe në cështjet ustharake. Forcat paksitaneze të sigurisë po luftojnë militantët talebanë në vaziristanin jugor, në kufirin afgan..

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›