Zgjedhjet në Rusi, tensione dhe arrestime
MOSKE-Nën hijen e akuzave për manipulime dhe keqtrajtim të vëzhguesve, zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare në Rusi. 110 milionë rusë duhet të votojnë për 450 deputetët e Dumës.
Në zhvillimet më të fundit nga Rusia bëhet e ditur se lideri i një prej partive opozitare, Sergei Udaltsov është arrestuar sot në Moskë.
Sipas zëdhenesit të liderit të Partisë së Frontit të Majtë, ai është arrestuar përpara se të arrinte në protestat poshtë mureve të Kremlinit. Dhjetëra aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar nga Policia në “Sheshin e Kuq”, pasi shpalosën parullat e tyre për dënuar zgjedhjet e sotme si jo legjitime, pasi disa parti as nuk kane arritur te regjistrohen ne zgjedhje.
Partia e kryeministrit Vladimir Putin parashikon fitoren, por sipas të dhënave të veta, pret të mos e arrijë mazhorancën e dy të tretave. Në këto zgjedhje janë në garë shtatë parti. Partitë e opozitës, që kanë propaganduar hapur për ndryshimin e pushtetit, janë përjashtuar nga votimi. Vëzhgues perëndimorë shprehin dyshime për zgjedhjet.
Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat.
(d.b/News24/BalkanWeb)