E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia mund ta fitojë Euro 2012

Sven-Goran Eriksson beson se Anglia mund të fitojë Euro 2012. Ish selektori i Anglisë po ashtu përkrahu menaxherin e Tottenhamit, Harry Redknapp për pasardhës të Fabio Capellos.

“Mendoj se Anglia ka mundësi të madhe për gjysmëfinale ose finale. E pse jo edhe të fitojë. Me pak fat, jo shumë lëndime dhe futbollistë në gjendje të mirë, ata kanë mundësi” tha Eriksson për BBC Radio 5 Live.

Anglia është në grup me Francën, Suedinë dhe bashkë-nikoqirin Ukrainën në Grupin D. Eriksson, i cili udhëhoqi Anglinë mes 2001 dhe 2006, dha përkrahjen e tij për Redknappin pasi selektori aktual Capello pritet të largohet nga detyra pas Euro 2012.

“Redknapp është zgjedhje shumë e mirë. Harry është anglez dhe nëse Federata kërkon trajner anglez atëherë ai është i përkryer” u shpreh Eriksson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›