E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Serbi, PDSH fiton në Preshevë, PD në Bujanoc

Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar bindshëm Partia Demokratike Shqiptare, e kryetarit të deritanishëm Ragmi Mustafa.
Sipas rezultateve të para zyrtare, pa përfshirë një vendvotim ku do të përsëriten zgjedhjet Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka marrë 6395 vota.
 

Ja rezultatet e zgjedhjeve në Preshevë:
 

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) - 6395 vota
 

Partia për Veprim Demokratik (PVD) - 3758 vota

Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) 2239 vota

Rilindja Demokratike (RD) 1059 vota

Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) 1099 vota

Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) 122 vota

Lëvizja e Re 40 vota,

Partia Liberale Demokratike (PLD) 60 vota
 

Në zgjedhjet lokale në Bujanoc sipas rezultateve të para jozyrtare numrin më të madh të votave e ka fituar partia e sapoformuar Partia Demokratike (PD) e ish-kryetarit të komunës Nagip Arifi
 

Ja rezultatet në Bujanoc:

Partia Demokratike PD 4563 vota

Partia për Veprim Demokratik PVD 3490 vota

Lëvizja e Progresit Demokratik LPD 2340 vota

Unioni Demokratik Shqiptar UDSH 765 vota
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›