Zgjedhjet serbe në Kosovë, OSBE: Pjesëmarrja në votime 32.17 %

Misioni i OSBE në Kosovë ka raportuar përfundimin e rregullt të votimit, ndërsa sipas kësaj organizate pjesëmarrja në votime ishte 32.17 për qind.
OSBE përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se nuk janë raportuar incidente dhe votimi është zhvilluar në një ambient të qetë.
Përveç disa çështjeve teknike, dita e votimit ka kaluar në mënyrë të rregullt, njofton OSBE.
Materialet zgjedhore janë transportuar nga OSBE për në Vranjë dhe Rashkë, ku do të bëhet numërimi nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë.