Zgjedhjet në Shqipëri, nota e KE-së më 28 shtator
STRAZBURG- Asambleja e KE-së pritet të mbidhet në fund të shtatorit për Shqipërinë, ku do të japë edhe vlerësimin për zgjedhjet, referuar vëzhguesve të saj.
Holandezja Corien Jonker, e cila kryesoi delegacionin parlamentar të Këshillit të Europes për zgjedhjet në Shqipëri, do të raportojë më 28 shtator në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Europës, nga e cila do të dalë edhe nota që do të marrë Shqipëria.
Nota e KE-së për zgjedhjet ka rëndesi të madhe, pasi ndikon në procesin integrues të Shqiperise. Kjo per faktin se Tirana zyrtare ka paraqitur edhe kërkesën e aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Po kështu ku vlerësim është i rëndësishëm edhe për liberalizmin e vizave, nga i cili ne shpresojmë të përfitojmë brenda 2010-ës.