E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retë e Kaukazit

Nje vit me pare, paralelisht me "dekretimin" e "paqes olimpike", me rastin e Olimpiades se Pekinit, bota asistoi me ankth ne nje "olimpiade terrori" ne Kaukazin e Jugut: lufta 9-ditore (7-16 gusht 2008) mes Rusise e Gjeorgjise per kontrollin e Osetise se Jugut, krahine separatiste tashme krejt jashte kontrollit te Tbilisit. Pas betejes disaditore per kryeqytetin osetojugor, Tskinvali, ruset - pasi hapen nje tjeter front ne krahinen tjeter separatiste rusofile te Abkazise, per te debuar gjeorgjianet nga Lugina e Kodorit - hyne thelle ne territorin gjeorgjian, bombarduan terrenin luftarak, pushtuan portin e Potit e Gorin dhe u ndalen ne perparimin e tyre prej nje armepushimi te negociuar me 12 gusht prej Presidentit ne detyre te BE-se Sarkozi tek ndodheshin pak dhjetera km larg Tbilisit. Terheqja ruse ne kufijte e njesive separatiste u krye me lehtesi. Me 26 gusht, Presidenti rus Medvedev, nenshkroi dekretin, me te cilin Rusia (ndjekur me pas nga Nikaragua), njohu pavaresine e Abkazise e Osetise se Jugut. Lufta sherbeu per te demonstruar dramatikisht rendesine gjeostrategjike te Kaukazit, teater i nje perplasjeje te re Lindje-Perendim.

Nje gje eshte e sigurt: tensionet ne rajon tejkalojne territoret e vogla osete e abkaze. Per Mosken luhet mosleshimi prej duarsh i nje rajoni te rendesishem per shume arsye: energjetike, politike, gjeostrategjike. Vitet e fundit Gjeorgjia eshte kthyer ne vendkalimin e hidrokarbureve prej Detit Kaspik drejt Evropes. Rendesia e saj rritet prej marreveshjes se 13 korrikut 2009 mes BE-se, Turqise, Gjeorgjise, Azerbajxhanit e Turkmenistanit per ndertimin e gazsjellesit "Nabuko" (qe kap nje kosto te parashikuar prej 7.9 miliarde eurosh). Moska e sheh me sy inatçor kete gazsjelles, konkurrent i drejtperdrejte i "South Stream"-it, gazsjellesi qe do te sjelle ne nje ta ardhme, permes Detit te Zi, gazin rus drejt Bullgarise, Italise e Austrise. Me nje manover diplomatike, Kryeministri rus Putin vizitoi me 6-7 gusht Ankarane, duke arritur te binde turqit te marrin pjese ne projektin "South Stream", nje "joint-venture" mes kompanise ruse te gazit "Gazprom" e asaj italiane "ENI".

Me 2008-en, konfliktet ne Osetine e Jugut (qe deshiron tashme aneksimin prej Rusise per t'u bashkuar me Osetine e Veriut, pjese e Federates Ruse) e Abkazi, ishin te ngrira prej fillimviteve '90, kur dy krahinat shpallen pavaresine te mbeshtetura nga Moska, pasi Gjeorgjia e sapolindur prej hirit te BRSS-se, tentoi ushtarakisht t'i shtypte autonomine qe u garantonte regjimi sovjetik. Pas ardhjes ne pushtet ne 2003-shin ne Tbilisi, Presidenti properendimor Saakashvili, u ka ofruar disa here propozime autonomie dy krahinave, te hedhura prej tyre poshte. Ato e ndjenin se kishin nje aleat te forte ne Moske, ku, pas ardhjes ne pushtet te Putinit (President ne 2000-2008-en, Kryeminister prej 2008-es) e "dores se hekurt" ushtarake ndaj revoltes çeçene, patriotizmi revanshist e thirrjet per rikthimin e perandorise sovjetike jane kthyer ne nje ideologji shteterore.

Lufta e gushtit 2008 ishte ne përgatitje, te pakten prej disa muajsh. Putini e priti me zemerim shpalljen e pavaresise se Kosoves (17 shkurt 2008), duke deklaruar se ky akt do te kishte pasoja mbi konfliktet "e ngrira" ne ish-BRSS, perfshire edhe ato ne Abkazi e Osetine e Jugut. Mbase i bindur ne fuqine e vet prej largimit me sukses nga pushteti te Asllan Abashidzes ne 2004-en ne Axhari (tjeter krahine separatiste gjeorgjiane ne kufi me Turqine), Saakashvili, pa degjuar keshillat per vetepermbajtje te amerikaneve, leshoi sulmin mbi Tskinvalin, naten e thelle te 7 gushtit 2008. Ushtarakisht i mundur, ai nuk mund te rrezikoje me nje tjeter beteje me ruset.

Shprehet Tomas Gomart (kerkues prane Institutit francez te Marredhenieve Nderkombetare): "Me pranine e vet ne Osetine e Jugut e Abkazi, Rusia i kujton Armenise, Azerbajxhanit e Turqise, se ajo mbetet fuqia e madhe e ketij rajoni. "Megjithese formalisht Amerika perkrah ende Kievin e Tbilisin ne rrugen drejt NATO-s, per Gomart "sjellja e Obames eshte shume me e kujdesshme sesa ajo e Xhorxh W. Bushit. Ndryshe prej paraardhesit te tij, Obama nuk e konsideron Rusine si nje sasi te paperfillshme ne skenen nderkombetare. Ne kete menyre, Uashingtoni ka ndryshuar qendrim ne lidhje me hyrjen e Gjeorgjise e Ukraines ne NATO. SHBA-te gjykojne se nese ky integrim behet teper shpejt, rrezikon te jete destabilizues me teper se çdo gje tjeter per rajonin."

Me 20 gusht 2008, Metju Kaminski, editorialist i "The Wall Street Journal", analizonte qendrimin rus me precedentet "jugosllave" qe invokonte ministri i Jashtem i Kremlinit Sergej Lavrov ("Rusia nuk mund te lejoje paqeruajtesit e saj te asistojne ne akte gjenocidi te kryera para syve te tyre, siç ndodhi ne qytetin boshnjak te Srebrenices"): "Eshte kurioze te degjosh Rusine te invokoje precedentin e Kosoves per te justifikuar pushtimin e Gjeorgjise. Ekziston nje paralel. Dy aparatçike komuniste (zoti Putin e Sllobodan Millosheviçi) moren pushtetin ne vende te dobesuara e te demoralizuara e permes nacionalizmit ekspansionist do t'i çonin keto vende ne lavdi. Lufta e dyte çeçene konsolidoi mbajtjen ne pushtet te Putinit, me 1999-en, ashtu siç "kalerimi" i rivendikimeve te serbeve te Kosoves veproi per Millosheviçin ne fundvitet '80. Serbet ishin atehere ne gjendjen e ruseve sot: nje popull evropian i krishterimit ortodoks, qe "lundronte" larg "rrymave" perendimore. Kjo zgjedhje kerkonte viktima si shqiptaret e Kosoves ose gjeorgjianet - kombe te vogla, fatin e te cileve bota e jashtme mund ta injoroje. "

Nje vit me pas, Rusia eshte ne fazen e riqartesimit te marredhenieve me BE-ne, SHBA-ne e NATO-n (ne vere 2009 rinisi punimet ne Korfuz, Keshilli NATO-Rusi, ngritur ne Pratika di Mare ne 2002-shin), pas "te ftohtit te madh" te pasluftes gjeorgjiane. Duke vendosur arme e ushtare pergjate vijave te demarkimit me Gjeorgjine te "republikave" separatiste, ajo ka konsoliduar pozitat e veta ne rajon. Dobesia e saj qendron ne faktin se ekonomikisht ajo nuk mund te konkurroje me Perendimin, i cili mbetet alternative terheqese bashkepunimi per shume ish-vende te BRSS-se. Ne pamundesi per te ofruar perspektiven e nje mireqenieje ekonomiko-shoqerore me te perparuar, strategjia e Moskes mund te vazhdoje te jete instrumentalizimi i pakicave rusofone e rusofile te ish-republikave sovjetike.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›