Prokuroria e filloi me urdhër të Bamir Topit hetimin për Wikileaks-in, por pastaj u tërhoq
Pas deklarimit të presidentit Topi se botimet e Wikileaks-it ishin një çështje e rëndësishme që duheshin zbardhur, Ina Rama ndoqi të njëjtën linjë dhe shpalli fillimin e hetimit, duke e përcjellë lajmin edhe tek mediat nën kontrollin e saj. Por degradimi i kabllove dhe distancimi i opinionit publik dhe i mediave botërore nga këto informacione jozyrtare kanë sjellë rishikimin e qëndrimit të prokurorisë, paçka se me vonesë
Si rrallë ndonjë herë, nuk ka ecur sinkronizimi më i fundit, i veprimeve midis Presidentit të Republikës Bamir Topi, dhe Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Pas këndvështrimit të Presidentit Bamir Topi, si një çështje serioze të Wikileaksit, veçanërisht pas paralajmërimit të tij se, “e lëmë të hapur që në ditët në vazhdim të bëjmë komentet tona”, sikurse (nuk) pritej, Prokuroja e Përgjithshme ndoqi të njëjtën linjë dhe jo më larg se dy ditë më parë, që koincidente më një ditë pas paralajmërimit të Bamir Topit, shpalli fillimin e hetimit dhe lajmin e përcolli edhe te mediat nën kontrollin e tyre, sigurisht dhe të Edi Ramës.
Por, megjithëse në botën mediatike informacionet lëvizin me shpejtësinë e internetit, nuk u kuptua, pse Presidenti Bamir Topi, “doli kundër rrymës” dhe nuk mori në konsideratë, konsideratat e homologëve të tij, amerikanë, gjermanë, francezë, italianë..., etj..., etj..., e së fundi edhe austriakë, për kabllogramet e Wikileaksit...?
Me siguri Presidentin e gënjeu Edi Rama, i cili duket i ka mbushur mendjen se përballë injorimit, që mediat e huaja, prestigjioze ndërkombëtare, sikurse “New York Times”, “El Paso”, “The Guardian”, “Der Spiegel” dhe “El Pais”, i bënë kabllogrameve të Wikileaksit, ndoca media shqiptare, të kontrolluara prej trinomit Rama-Topi-Rama, janë më të rëndësishme dhe më me peshë... Nga kjo gënjeshtër, presidenti Bamir Topi nxitoi dhe deklaroi se “e lëmë të hapur që në ditët në vazhdim të bëjmë komentet tona”...
Kaq u desh, dhe Prokuroja e Përgjithshme, e cila me sa duket nuk e di postulatin e famshëm se, “kush shkon pas brumbullit përfundon në bajga”, lajmëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor, që do të hetonte kabllogramet e Wikelaksit...
Duke ju rikthyer shpejtësisë së qarkullimit të informacioneve nëpërmjet botës së internetit, më në fund, duket, mbërritën në Tiranë edhe “kabllogramet” për injorimin dhe denoncimin e kabllogrameve të Wikileaksit nga liderët amerikanë, gjermanë, francezë, italianë..., etj..., etj..., e së fundi edhe austriakë, apo edhe nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, sikurse New York Times”, “El Paso”, “The Guardian”, “Der Spiegel” dhe “El Pais”.
Leximi i këtyre “kabllogrameve”, të cilat ishin, asgjë më shumë se degradimi i kabllogrameve të Wikilekasit, për më tepër edhe distancimi i opinionit publik dhe i mediave, sollën rishikimin e qëndrimit të trinomit Rama-Topi-Rama, të shprehur dje nëpërmjet Prokurores së Përgjithshme e cila na dha “sihariqin e madh”, sipas të cilit, “duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media”....