Toyota tërheq 400 mijë automjete

Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, Toyota, ka njoftuar tërheqjen nga qarkullimi të disa mijë automjeteve anembanë globit. Ky vendim shihet si një goditje tjetër e reputacionit të kësaj kompanie. Tërheqja pritet të kryhet për afro 400 mijë automjete që u shitën vitin e kaluar, mes të cilëve edhe modeli Prius, modeli më i vlerësuar i Toyota-s. Agjensitë ndërkombëtare të lajmeve thonë se vendimi më i fundit e cënon edhe më shumë imazhin, për të cilin Toyota kishte dekada që punonte. Për Toyota-n, modeli Prius me motor të përshtatur për emetim më të vogël gazesh, është mjeti drejt të ardhmes me një mjedis më të pastër. Prius është modeli që shitet më së shumti në Japoni, ndaj edhe problemi me frenat po e dëmton kompaninë. Reputacioni i prodhuesit më të madh të automjeteve në botë ka pësuar goditje nga dy tërheqje masive të prodhimit nga qarkullimi, për shkak të problemit me pedalin e gazit dhe frenat. Disa dhjetëra shoferë në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni janë ankuar se frenat e modelit Prius nuk funksionojnë si duhet në rrugë jo të mira. Dy modele të tjerë te Toyota-s, Lexus HS250 dhe Sai që shitet vetëm në Japoni përdorin sisteme të ngjashme frenimi. Aksionet e kompanisë kanë shënuar rënie për shkak të kritikave se Toyota duhej të kishte ndërhyrë më shpejt për zgjidhjen e këtij problemi. Kompania e automobliave, Tojota, deklaroi tërheqjen nga tregu të rreth gjysmë milioni veturave hibride, përfshirë edhe modelin Prius, në gjithë botën, për shkak të përmirësimeve, që duhet të bëhen në sistemin e frenave. madje Presidenti i kompanisë, Akio Tojoda, kërkoi falje ndaj blerësve.
"Ne dëshirojmë t'u kërkojmë falje te gjithë klientët tanë, që kanë shqetësime derisa presin që Tojota të ndreqë gabimin", tha ai në conference për shtyp në Tokio.
Kjo është goditja më e re për kompaninë më të madhe botërore për prodhimin e automobilave, e cila aktualisht i është nënshtruar kritikave për shkak të gabimeve të tjera, që kanë shkaktuar tërheqjen e më se 8 milionë veturave.