Gonzales rekordmeni i Liges enderron qe Shalke te eliminoje Mancesterin
Mund të ketë shënuar 323 gola në 741 ndeshje me atë fanellë të lavdishme.
Mund të ketë fituar tri liga të kampionëve dhe shumë tituj të tjetër, por ja që jeta e sjell që Raul Gonzales të mund t’i dalë më shtegun e Realit të Madridit dhe të kërkojë ta ndalë në rrugë.
Nuk ka dalë keq, sepse nga një klub mbretëror ka kaluar në një tjetër, pasi në Gjermani, Shalke 04 ka epitetin “blutë mbretërorë”.
Veçse, përpara sesa të hapë derën e finales së Championsit, Shalke duhet të kalojë Mançester Junajtid në gjysmëfinale dhe Raul e di mirë se për çfarë pengese bëhet fjalë.
“Duhet ta provojmë ndaj Mançester Junajtid, - shprehet ai, cituar nga gazeta madrilene “Marka”, - në futboll ndodhin ndonjëherë të papritura të mëdha. Nuk ka pse të mos ta provojmë”.
Për Raulin ditët e lavdisë nuk kanë përfunduar ende, pasi me golin e djeshëm arriti në kuotën e 71 golave në Champions dhe 72 gjithsej në kupat e Europës. Ai është rekordmeni i ndeshjeve dhe i golave në Ligën e Kampionëve, rekordmen i I golave në kupat europiane në përgjithësi, rekordmeni i ndeshjeve dhe golave me Realin. Ai ka çdo rekord, ndërsa në zemër mban një urim.
“Uroj që të kualifikohemi ne dhe të kualifikohet edhe Reali im në gjysmëfinalen tjetër që të takohemi në Londër”, - shprehet spanjolli me gjakun e tij kastilian. Nuk ka faj, dashuria ka qenë shumë e madhe dhe malli për atë “kamiseta blanka” duhet ta mundojë pa masë.