Zgjedhjet në rrezik
Edmond Arizaj
Nuk janë afër, por edhe shumë larg jo. Kambanës së alarmit i duhet rënë tani shpejt, që në prill apo maj, të mos zëmë kokën me duar. Zhvillimet e dyshimta të muajve të fundit, lidhur direkt me qeverinë dhe qeverisjen e kanë larguar pak vëmendjen nga zgjedhjet e ardhshme dhe infrastruktura që do të sigurojë lirinë dhe ndershmërinë normale për një palë zgjedhje ...Por janë pikërisht këto zhvillime të dyshimta që të bëjnë të mendosh se do të jetë kryeministri i vendit Sali Berisha, i interesuari kryesor për fitimin e mandatit të ardhshëm me çdo lloj mënyre, forme dhe pasoje.
Pse i duhet sërish pushteti Berishës? Natyrisht këtë radhë jo për të kënaqur egon e tij. As për të nxjerrë në pension ndonjë tjetër nga opozita. As pse është grykës ndaj pushtetit. Këtë radhë Berishës i duhet pushteti për t’u mbrojtur dhe jo vetëm për veten e tij.
Së pari, Berisha duhet të mbrohet për akuzat e rrugës Durrës-Kukës. Çështje që është në prokurori, që ka mbi vete një mandat të hequr deputeti dhe ku u përfol se është përfshirë përveç ministrit të Jashtëm aktual, edhe fije të tjera që të çojnë drejt Berishës. Milionat e humbura rrugës në këtë rrugë, rëndojnë jo vetëm mbi buxhetin e shtetit shqiptar, mbi taksapaguesit, por më shumë mbi vetë qeveritarët dhe mbi Berishën, i cili ishte edhe promotori i nisjes së saj. Dosja vazhdon të jetë në prokurori dhe duket se është dosja fillesë, ku nisi dhe lufta mes kryeministrit dhe “Silvia Kontit”. Për shkakun e vetëm se kryeprokurorja e re, nisi të merrej me çështjet me seriozitetin e ligjit dhe jo me seriozitetin e politikës. Dhe normalisht, nëse prokurorët nuk do të kenë pas më pak se një viti, presionin e tanishëm, dosja Durrës-Kukës mund të zgjidhet, dhe jo për mirë për Berishën dhe të përkëdhelurit e tij.
Së dyti, Berisha duhet të mbrohet nga akuzat për tragjedinë e dyfishtë të Gërdecit. Nga njëra anë tregtia e armëve dhe nga ana tjetër shpërthimi me pasojë zhdukjen e një fshati, 26 të vdekurve dhe qindra të plagosurve. Dhe kjo tragjedi nuk mund të fshihet, apo të përpiqet të fshihet pas firmave, kontratave etj., si mund të veprohet për rrugën Durrës-Kukës. Qeveria është e akuzuar direkt. Një ministër dha dorëheqjen, iu hoq imuniteti dhe çështja është nën hetim. Të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë nga një dëshmitar, tashmë i vdekur, ishin edhe familjarë të kryeministrit aktual. Ndërsa punëtor direkt në zonë ishte po një i afërt i ndjerë i kryeministrit. Për një prokurori të lirshme, faktet janë më se të qarta, duhet vetëm të bëhen ligjore. Pikërisht për të mos lejuar këtë ligjërim, dhe për t’i dalë përpara premtimit të Blushit në Kuvend, Berisha do të bëjë ç’është e mundur për të rrëmbyer zgjedhjet.
Së treti, Berisha duhet të mbrohet edhe për çështjen Fazlliç. Vetëm argumenti se ai është shoqëruar nga policia e një vendi të huaj, mjafton për të hedhur dyshime mbi deklaratat absurde të miqësive të ardhura si nga Fazlliç ashtu dhe nga Berisha. Po ashtu mbrojtja e habitshme që i bëhet këtij të huaji, qoftë ky edhe investitor (por i dyshimtë gjithsesi), duke dalë hapur kundër Prokurorisë së vendit tënd, duke futur në grindje të ashpra institucionet e drejtësisë, të bën të dyshosh se faktet e nxjerra nga mediat e huaja dhe shqiptare nuk janë aq pa bukë, sa duan t’i paraqesin avokatët e Fazlliçit.
Deri në zgjedhje mund të ketë edhe “zbulime” të reja, të tipit Fazlliç për qeverinë dhe kryeministrin Berisha. Por për të qenë i sigurt nga hetimet, së bashku me miqtë e tij më të ngushtë, por edhe me familjarët e tij, apo pak më gjerë, Berishës i duhet të jetë sërish në pushtet, për të vijuar të mbrohet në të njëjtën mënyrë si tani.
Për këtë ai s’do të lerë gurë pa lëvizur për t’ia arritur qëllimit. Eshtë detyra e opozitës dhe sidomos PS-së të mos ia bëjë më të thjeshtë këtë synim Berishës. Ndryshimet kushtetuese i dhanë fuqi për pak kohë Berishës, por nëse ai vazhdon të ndihmohet edhe në kod me “argumentin” e vjetër, “për inat të sime vjehrre”, atëherë një pjesë të madhe të përgjegjësisë për shkatërrimin e zgjedhjeve do ta marrë edhe opozita. Berisha po i jep sinjalet e para, se është po ai i ’96-ës, me kartat e identitetit që as dihet nëse do të bëhen, me KQZ-në, me partitizimin e policisë etj., si këto. Ndërsa PS-ja ende nuk ka treguar, përveç dëshirës, se vërtetë kërkon të mos lejojë Berishën të rifitojë në zgjedhjet e ardhshme. Lufta e saj mediatike është me qeverinë, por lufta e vërtetë, vazhdon të jetë me partitë e tjera opozitare dhe kjo në bashkëpunim me PD-në. Që me pak fjalë do të thotë të presësh degën ku je ulur edhe vetë.