Antikorrupsioni që prodhon korrupsion
Blendi Kajsiu
Antikorrupsioni është bërë përfundimisht te-ma kyçe e debatit politik në Shqipëri. Ndërsa prokuroria është kthyer në nyjën Gordiane, ku varen si shpresat e të akuzuarve edhe të akuzuesve. Nga njëra anë ajo sulmohet nga kryeministri që nga flamurtar gjithnjë e më tepër po kthehet në simbol të korrupsionit. Nga ana tjetër, prokuroria mbështetet nga opozita e majtë, e cila pasi la pushtetin si pasojë e korrupsionit sot është kthyer padashje në denoncuese të korrupsionit. Edhe si pasojë e këtij pozicioni të sikletshëm opozita ia ka ‘ngecur’ fushatën antikorrupsion Ina Ramës, nga e cila duket se pret hetimin dhe dënimin e ekzekutivit për afera korruptive. Po kështu edhe opinioni publik sa më shumë zhgënjehet nga pisllëqet e politikës aq më shumë e kërkon drejtësinë tek prokuroria dhe gjykatat. Për pasojë për një problem thellësisht politik si korrupsioni pritet një zgjidhje juridike nga organet e drejtësisë.
Por edhe sikur të jetë e suksesshme kjo fushatë antikorrupsion në të ardhmen nuk do të prodhojë veçse më shumë korrupsion në skenën tonë politike. Kjo për faktin e thjeshtë se korrupsioni është në thelb një problem politik. Çështja Fazlliç është simptomë e një problemi që ka të bëjë me marrëdhënien mes kapitalit, apo biznesit dhe politikës në demokraci. Është një problem që sot haset dhe ende nuk është zgjidhur edhe në demokracitë më të konsoliduara në botë. Sot në demokracitë liberale fushatat elektorale janë bërë gjithnjë e më të kushtueshme, ndërsa aktivizmi politik ka ardhur gjithnjë e në rënie. Po kështu edhe financat e partive politike. Në këto kushte partitë politike gjithnjë e më shumë kërkojnë mbështetje tek biznesi apo grupe të caktuara interesi që më pas shpërblehen; në rastin më të mirë me politika transparente publike dhe në rastin më të keq me favorizim në investime. Pikërisht kjo e fundit duket se ka ndodhur në rastin e Fazlliç. Në shkëmbim të mbështetjes që ai i ka dhënë PD-së në fushatë ai është mbështetur për të bërë biznes në Shqipëri, duke iu dhënë në rastin konkret informacion i privilegjuar për investimet që do të bëjë qeveria në të ardhmen.
Problemi është që marrëdhënia mes kapitalit dhe politikës nuk është diçka që zgjidhet juridikisht nga prokuroria, por politikisht. Juridikisht kjo mund të jetë një marrdhënie që nuk shkel asnjë ligj, por që gjithsesi shkëmben favorizimin politik për pasurimin e atyre që ofrojnë mbështetje elektorale. Ky është në thelb rasti Fazlliç, pavarësisht përrallave rreth kapjes së shtetit nga serbët. Në thelb kemi një marrëdhënie interesi, ku pushteti lidhet me biznesin dhe përdoret për pasurim, cak është problematike edhe sikur të jetë brenda ligjit. Ama kjo është një marrëdhënie në të cilën ndodhen sot të gjitha partitë politike. Është një marrëdhënie në të cilën çdo parti politike është e detyruar të futet për të financuar fushatat e saj elektorale, për të pasur mbulim dhe mbështetje mediatike. Këtu emrat dhe kombësitë nuk kanë rëndësi, fenomeni është i njëjtë si me Damir Fazlliçin serb edhe me Faslli Demirin shqiptar. Partitë politike në Shqipëri gjithnjë e më shumë ndodhen në një situatë, ku janë të detyruara t’i premtojnë favorizim mbështetësve të tyre sot nëse nesër janë në pushtet. Dhe ky është një problem që lidhet me financimin e partive politike dhe me vetë tensionin midis tregut dhe demokracisë.
Është iluzion të mendosh se ky problem që buron nga vetë mënyra, se si është ndërtuar sistemi politik tek ne, mund të zgjidhet me një fushatë antikorrupsion nga ana e prokurorisë. Edhe sikur prokuroria të dënonte të gjithë politikanët e korruptuar majtas dhe djathtas sot, nesër do kishim më shumë dhe jo më pak korrupsion, për sa kohë logjika e sistemit mbetet e njëjtë. Për sa kohë partitë politike janë të detyruara që për të ardhur në pushtet të krijojnë marrëdhënie me fazlliçër. Shembulli më i qartë i këtij fenomeni në dukje paradoksal është fqinji ynë Italia. Atje prokuroria dhe drejtësia ishin tmerrësisht të suksesshme në fushatën e tyre antikorrupsion. Aq sa si pasojë e operacionit mani pulite elita politike Italiane u eliminua krejtësisht. Ama sot në Itali kryeministër është Silvio Berluskoni, përballë të cilit korrupsioni i figurave si Andreoti, që u goditën nga mani pulite, duket qesharak. Kështu fushata më e egër dhe më e suksesshme antikorrupsion që ka parë Evropa prodhoi një skenë politike edhe më të korruptuar, se ajo që kjo fushatë filloi të pastronte. Por nuk kemi përse të shkojmë në Itali për të kuptuar se përse antikorrupsioni prodhon korrupsion. Mjafton të shikojmë se si flamurtari i fushatave antikorrupsion Sali Berisha, është bërë sot simbol i korrupsionit. Nëse dje revoltoheshim nga korrupsioni i Nanos, sot në raport me Berishën korrupsioni i Nanos na duket foshnjarak.
Kjo ndodh sepse antikorrupsioni e zhvendos vëmendjen nga problemet themelore që ka skena politike sot. Antikorrupsioni e deideologjizon skenën politike duke i parë problemet jo tek sistemi, por tek individë të veçantë apo tek karakteri i tyre. Në këtë mënyrë, në vend që të ndërtojmë një sistem demokratik funksional, ne dënojmë apo sulmojmë individë pafund, ndërsa deformimet në sistem konsolidohen duke prodhuar edhe më shumë korrupsion.