E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zgjedhjet në universitete, model - politika të marrë shembull prej tyre”

30-04-2013 / Gazeta 55

Reagon Dhori Kule, Rektori i Universitetit të Tiranës

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, duke iu përgjigjur akuzave të liderit socialist Rama për manipulim dhe politizim të zgjedhjeve të rektoratatit, theksoi se, “këto zgjedhje janë bërë në mënyrë transparente, ndaj dhe politika duhet të marrë shembull prej tyre”.
Rektori Kuli sqaroi se fitoret e thella nuk mund të diskutohen. Këto deklarata, rektori i Univeristetit të Tiranës i bëri pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Postën Shqiptare, për shkëmbimin e informacionit dhe praktikat mësimore.
Të rinjtë e diplomuar në vend kërkojnë më shumë mundësi punësimi, në mënyrë që të mos i drejtohen vendeve të tjera për të jetuar dhe punuar. Për të mundësuar një angazhim serioz të të diplomuarve në vendin tonë, Posta Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës. 
Në këtë mënyrë studentët do të mund të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore pranë zyrave të postës, dhe nga aktivitetet e njohura do t’u njihen dhe kreditet.
Bashkëpunimi i Universitetit të Tiranës me Postën Shqiptare synon të promovojë shkëmbimin e informacionit mes dy institucioneve dhe mundësimin e kushteve më të mira të studimit dhe punësimit për të rinjtë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›