E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet sponsori i Partizanit, Paro Laçi. Kërkohej në Itali për trafik droge

Tiranë – Paro Laçi, aksioneri dhe donatori më i rëndësishën i klubit të futbollit Partizani, është arrestuar sot pasdite nga zyra e Interpolit në Tiranë, për llogari të drejtësisë italiane.

Biznesmeni Paro Laçi, sipas burimeve të gazetës IDEA, kërkohej nga prokuroria e Milanos pasi ishte nën hetim dhe nën akuzë për dy episode të trafikut të drogës atje.

Konkretisht, ai kërkohej për trafikimin e një sasie prej 32 kilogram heroinë dhe 4 kilogram kokainë, në vitin 1997.

Pas kërkesës së mbërritur nga prokuroria italiane e Milanos, njësia ILEK, që ka në varësi zyrën e Interpol Tiranës, ka bërë arrestimin e Paro Laçit, për llogari të drejtësisë italiane. Gjithësesi tashmë do të duhet të priten procedurat e drejtësisë për të mësuar nëse do të bëhet apo jo ekstradimi i tij drejt italisë.

Në jo pak raste kërkesat e drejtësisë italiane për personazhe publike në Shqipëri janë zhbërë nga drejtësia shqiptare për shkak të mungesës së provave.

Paro Laçi njihet publikisht në Shqipëri si një nga ish-partnerët e ish presidentit të klubit të futbollit Partizani, Albert Xhani, e më pas si shpërimtari i kësaj skuadre, pasi Xhani e coi drejt rrënimit. Së fundmi, me heqjen e të drejtës së Xhanit nga ky klub dhe kalimin e tij në varësi te Ministrisë së Brendshme, Paro Laçi është donatori kryesor i këtij klubi.

Kapja e tij është bërë në afërsi të 21 Dhjetorit. Ky operacion vjen një ditë pasi në Tiranë erdhi për vizitë shefi i Guardia Di Finanzia, i cili theksoi se me rëndësi parësore për të dyja vendet fqinje ishte lufta ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme që nuk favorizojnë ekonomitë e të dyja shteteve.

Ndërkaq, korrupsioni, që nga trukimet e ndeshjeve deri te lirimi i të arrestuarve për vrasje, apo tek nxjerrja e licencave për miniera, janë akuzat që kanë vënë në pranga 42-vjeçarin, bashkë edhe me tetë bashkëpunëtorët e tij më herët gjatë marsit të 2011-ës.

Arrestimet janë bërë nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në disa qytete njëherësh, ndërkohë që urdhrat për kapjen e tyre ishin lëshuar nga njësia Taskë-Forcë në qytetin e Durrësit, e cila kishte kryer një hetim të mirëfilltë që nga muaji maj i vitit 2010, për një ndeshje të trukuar futbolli, por në muajin dhjetor të po këtij viti, gjatë përgjimeve, ka rezultuar se Paro Laçi ka ndërhyrë për të liruar një të dënuar nga burgu, i cili kishte kryer një vrasje në Itali.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›