Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë, më shumë katolikë se ortodoksë
Tiranë- INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 Dhjetor.
Por Top-Channel nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e Censusit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.
Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptare 83 % e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri për të cilin ka patur debate të vazhdueshme. 0,87 % ë shtë numri atyre që e kanë deklaruar kombë sinë si greke ndërsa 0,2 % janë deklaruar me kombë si maqedonase.
Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga censusi tregojnë se 57, 12 % janë deklaruar si myslimanë , 10,11 katolikë ndërsa 6,8 ortodoks. Ateistë janë deklaruar 2,52 %, Bektashianë 2,11 % ndërsa evangjelistë 0,11 %.
Rezultatet e censusit, që lidhen me kombësinë pritet të prodhojnë debate të forta vecanarisht nga shoqata e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër censusit dhe kanë ndërmarrë një rregjistrim të tyren të minoritarë ve në jug të vëndit.
Nje tjeter shifër që bie në sy eshte ajo e komuniteteve fetare, me sakte atij te krishtere, ku per here te pare zyrtarisht bashkesia katolike sipas shifrave te censusit eshte me e madhe se ajo ortodokse.
Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhë na paraprake nga ku rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.
Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale. Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuar nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.
———–Kombësia————–
Shqiptare 83 %
Greke 0,87 %
Rome 0,3 %
Aromune 0,3 %
Maqedonase 0,2 %
Egjyptiane 0,12 %
Malazeze 0,01 %
Të tjerë 0,1
Nuk u përgjigjën 14,07
——Feja——–
Islame 57,12
Katolike 10,11
Ortodokse 6,8
Bektashjane 2,11
Evangjelistë 0,11
Kristiane (të tjerë) 0,1%
Ateistë 2,52
Besimtarë të pa karakterizuar 5,53
Besime të ndryshme 00,2%
Nuk u përgjigjën 13,89 %
Nga Muhamed Veliu-TCH
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: