Titulli: Misioni i pamundur antiduhan, ministria: Qytetarë, denonconi lokalet
Tiranë- Shqipëria e ka miratuar ligjin antiduhan më 26 maj të vitit 2006, por ende sot ai nuk po gjen zbatim në ambientët publike, veçanërisht në lokale.
Paçka aksioneve të herëpashershme nga ana e inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë me një varg gjobash e kundërshtish ndaj tyre procesi ka ngecur.
Pas aksioneve të fundit në muajin shtator të task-forcës antiduhan, e cila vetëm në Tiranë vendosi 163 gjoba, abuzimet me ligjin vijojnë.
Në shumë ambiente publike të kryeqytetit duhani vijon të pihe normalisht, edhe pse tabelat në hyrje të tyre flasin për të kundërtën. Ndërkohë degradimit të zbatimit të ligjit në terren i kanë shëryer edhe vetë inspektorët,që sipas të dhënave 20 mijë lekë rryshfet në këmbim të gjobës 50 mijë lekëshe.
Përballë kësaj situate autoritetet e shëndetësisë shprehen se do të propozojnë ndryshim të ligjit antiduhan duke parashikuar gjoba edhe për duhanxhijtë, e jo vetëm lokalet. Në amendimet e këtij ligji do të përfshihet edhe bashkëpunimi i policisë në vjeljen e këtyre gjobave.
Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero i bëri apel qytetarëve që të denoncojnë të tilla abuzime me ligjin antiduhan, duke telefonuar në numrin 066 30 09 999.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: