E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet për kreun e PD, në 3 orë votojnë mbi 14 mijë demokratë! Vokshi: Interes i madh i votuesve

Nga ora 08.00 e mëngjesit kur u hapën qendrat e votimit dhe derti në orën 11.00 kanë votuar 14 012 demokratë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Shifrat i ka bërë të ditura Albana Vokshi, anëtare e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, e cila tha se ka pasur një interes të madh të demokratëve për të votuar për kreun e PD-së.

“Ka pasur një interes të madh të demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Fakti që kemi më shumë qendra votimi se zgjedhjet e kaluara e ka bërë më të menaxhueshëm procesin. Pjesëmarrja sipas qarqeve: Shkodër 1287, Lezhë 830, Kukës 1081, Dibër 650, Durrës 1005 , Tiranë  3694, Elbasan 1190, Berat 460, Korçe 1200, Fier 1520, Vlorë 570. Total 14012 anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar deri në orën 11”, tha Vokshi.

Në këto votime demokratët do të zgjedhin mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit se kush prej të cilëve do të drejtojë Partinë Demokratike. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18.00, por nëse ka ende demokratë në radhë do të pritet deri në përfundim të tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›