Berisha ne samitin e PPE-ve

E enjte 01 Mars 2012 2302
Berisha ne samitin e PPE-veKryeministri Berisha deklaron se statusi i vendit kandidat per ne BE i Shqiperise duhet te jete i merituar. Nga Brukseli ku mori pjese ne samitin e Partive Popullore Europiane Berisha akuzoi serish kreun e opozites Edi Rama si bllokues i procesit te integrimit.
Nderkohe qe shprehu vendosmerine e tij qe reforma zgjedhore te permbyllet sa me shpejt sipas rekomandimve te ODIHR. Natyrisht besoj se eshte e qarte dhe nuk di ndonje njeri ne familjen e Partive Popullore Evropiane qe te mos kete kuptuar me kohe se njeriu qe bertet eshte edhe ai qe vetbllokon. Kjo tani eshte evidente fare. Por perseri ka pasur nje progres. Une e kam theksuar dhe e theksoj se absolutisht nuk ka asnje pengese pervec faktit se opozita shqiptare bllokoi per dy vite me radhe votimin e reformave evropiane dhe une kete e kam theksuar dhe e theksoj nuk mund ti kerkoj kerkujt qe te mbeshtese statusin per Shqiperine ne nje kohe kur partia kryesore opozitare ne nje rast unik ne Evrope nuk voton reformat e drejta te kerkuara per procesin e afrimit te metejshem me Bashkimin Evropian. eshte shprehur Berisha. Me heret para takimit kreu i PPE Xhozef Dol tha se mbeshtesim dhenien e statusit per Shqiperine por me pare duhen permbushur kushtet.
Komento
Facebook