E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, kandidat miliarderi rus

Në zgjedhjet presidenciale në Rusi të cilat do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm, do të kandidojë një miliarder rus. Sipas mediave ruse, mësohet se një nga njerëzit më të pasur në Rusi, Mihail Prohorov do të sfidojë kryeministrin Vladimir Putin.

Unë kam marrë një vendim dhe është ndoshta  është më i rëndësishmi i jetës sime. Unë do të kandidoj për president. Siç ju kujtohet, Kremlini më largoi mua dhe shokët e mi nga partia Kauza e Drejtë dhe ne nuk patëm mundësi të arrinim atë që dëshironim, tha Prohorov.

Prohorov është  renditur  në mesin e pesë miliarderëve rusë, nga revista Forbes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›