Wollfarth: Mbroni të drejtat e njeriut
Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e tyre në vendin tonë.
Të gjithë duket sikur bien dakord kur është fjala për të drejtat e njeriut. Të gjithë jemi të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon më shumë sesa një vullnet të mirë, më shumë sesa një kuadër ligjor të detajuar, të drejtat e njeriut duhet të jenë të drejtat e jetës sonë individuale duke filluar nga vetë familjet tona, – theksoi Wollfarth.
Wollfarth nënvizoi se në themel të veprimeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duhet të vendoset parimi i barazisë dhe mos diskriminimit.