E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, radha e kryesisë dhe sekretariatit

11/11/2011  Zyrtarizohen emrat e asamblesë së re, të rinj e të rikthyer në anëtarësi

Partia Socialiste me ngritjen e Asamblesë së re Kombëtare do të kalojë në një fazë tjetër të zgjedhjeve brenda saj e konkretisht në zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariatit. Pas shpalljes së djeshme të listës me emrat e anëtarëve të rinj të zgjedhur nga delegatët e kongresit të 5 nëntorit, procesi zgjedhor do të hedhë një tjetër hap, e ky drejt strukturave qendrore të partisë. Javën që vjen pritet të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së, e cila do të vendosë për emrat e rinj që do të përbëjnë këto dy struktura të rëndësishme.

Numërimi

Anëtarë të rinj dhe ish-anëtarë të rikthyer në PS përbëjnë listën e Asamblesë Kombëtare. Një fenomen i tillë u vu re dje, gjatë shpalljes së listës së këtyre anëtarëve nga deputeti socialist Besnik Baraj. Kështu, pas numërimit të fletëve të votimit, përmes të cilave delegatët e kongresit zgjodhën përfaqësuesit e tyre në këtë forum, PS shpalli zyrtarisht listën me 121 emrat që do të jenë pjesë e asamblesë. Ndër emrat e rinj, pjesë e asamblesë, veçojmë Erjon Veliaj, Iris Luarasi, Arbër Mazniku, Theodhori Sollaku, Dritan Hila, Eridian Salianji, Koli Bele. E kombinuar kjo risi me rikthimin e disa prej kundërshtarëve të lidershipit socialist, siç janë Bukurosh Stafa, Natasha Paço, Musa Ulqini, Mezan Malaj, Ilir Zela, Mimoza Hafizi. Mësohet se ndër emrat që gëzuan më shumë votat e delegatëve të kongresit ishin ish-deputeti, Ilir Beqja, Petrit Malaj, Lindita Nikolli.

Asambleja

Listës së 121 anëtarëve të zgjedhur nga delegatët e kongresit më 5 nëntor i shtohen dhe deputetët, ish-kryetarët e Parlamentit, kryetaret e rretheve, duke e çuar në 233 anëtarë numrin e Asamblesë së re Kombëtare. “Pas një Kongresi të shkëlqyer dhe një procesi votimi me një kuotë 30% për gratë e vajzat delegate, jam para jush për të shpallur listën e re të Asamblesë Kombëtare. Falënderojmë të gjithë delegatët që qëndruan në radhë të gjata deri vonë për të shprehur vullnetin me votë”, u shpreh Baraj gjatë publikimit të listës. Njëkohësisht deputeti socialist sqaroi se “numërimi ishte disi i ngadaltë, për shkak se çdo votues është shprehur për 189 individë, 128 kandidatë burra dhe 61 kandidate gra. Numëruesit punuan vullnetarisht me dy turne dhe u shprehim mirënjohjen për detyrën e vështirë që kryen”. Ndërkohë që tashmë pritet që të thirret mbledhja e parë e këtij forumi për të bërë të mundur finalizimin e procesit zgjedhor brenda PS-së, e cila do të mbyllet pikërisht me zgjedhjen e kryesisë së re dhe sekretariatit të kësaj partie.

Asambleja Kombëtare

1 Adelina Farrici

2 Adriana Berberi

3 Adriatik Zotka

4 Afrim Bakaj

5 Agron Dibra

6 Agron Duka

7 Aldrin Dalipi

8 Alketa Hila

9 Anastas Angjeli

10 Anastas Murati

11 Anila Batalli

12 Anila Çobani

13 Arben Xhina

14 Arber Mazniku

15 Ardian Myslimaj

16 Ardit Kaja

17 Arjan Sula

18 Artan Lame

19 Artan Shkembi

20 Artur Bardhi

21 Azis Tahiri

22 Bardha Bajraba

23 Bardhyl Gjyzeli

24 Bashkim Haxhiu

25 Bashkim Zeneli

26 Besnik Dervishi

27 Besnik Shehu

28 Bledar Doracaj

29 Bledar Skenderi

30 Blendi Çuçi

31 Brisida Shehaj

32 Bukurosh Stafa

33 Dhimo Kote

34 Doloreza Sinanaj

35 Dritan Bici

36 Dritan Hila

37 Edi Bejko

38 Edmond Leka

39 Ejana Xhixha

40 Elida Gjermeni

41 Elisa Spiropali

42 Ergys Hoxha

43 Eridian Salianji

44 Erieta Allhysa

45 Erion Velia

46 Ervin Bushati

47 Etiona Hoxha

48 Etleva Bishaj

49 Fatos Kaja

50 Fatos Tushe

51 Fiqiri Xibri

52 Fjoralba Vukatana

53 Fredi Kokoneshi

54 Genc Guga

55 Genci Gjoncaj

56 Gent Gazheli

57 Genti Tare

58 Gerta Gjuzi

59 Gerta Lubonja

60 Gezim Tushi

61 Gjok Jaku

62 Gjon Bardhi

63 Harilla Mile

64 Hasan Muça

65 Hasie Zeneli

66 Ilir Beqja

67 Ilir Çela

68 Ilir Pendavinji

69 Ilir Zela

70 Irena Kallço

71 Iris Luarasi

72 Jani Jovani

73 Keti Bazhdari

74 Kiço Londo

75 Klement Ndoni

76 Kleves Muja

77 Koli Beli

78 Kozeta Fino

79 Krenar Cenollari

80 Lavdrim Sahitaj

81 Lili Nushi

82 Lindita Nikolla

83 Luan Hajdaraga

84 Luljeta Arapi

85 Majlinda Bufi

86 Maqo Lakrori

87 Megi Ajtyresa

88 Mehmet Hasalami

89 Merita Qato

90 Mezan Malaj

91 Mimoza Hafizi

92 Mira Shehu

93 Musa Ulqini

94 Namik Kopliku

95 Natasha Hodaj

96 Natasha Paço

97 Ndre Legisi

98 Ndriçim Hysa

99 Ndue Ndreca

100 Nevila Lika

101 Pelivan Sina

102 Petrit Ago

103 Petrit Ismaili

104 Petrit Malaj

105 Pranvera Begolli

106 Rajmonda Balilaj

107 Rajmonda Gjoni

108 Rakip Suli

109 Rovena Bahiti

110 Shkelqim Cani

111 Sokol Skura

112 Stefan Çipa

113 Suzana Hakrama

114 Termet Peçi

115 Teuta Korreshi

116 Theodhori Sallaku

117 Valbona Doçi

118 Valbona Zylyftari

119 Vangjel Ndreko

120 Vasil Arbaçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›