Vjen në Tiranë prokurori i BE për akuzat e Dick Martit
11/11/2011 Amerikani Clint Williamson hetim raportit të Martit për trafikun e organeve të serbëve
TIRANË- Prokurori amerikan Clint Williamson, në cilësinë e kreut të ekipit të posaçëm të hetuesve të BE-së, mbërriti dje në Tiranë, ku në bazë të qëndrimit të tij do të jetë dokumenti i ish-reporterit Dick Marty që flet për supozimin e trafikimit të organeve të serbëve nga UÇK-ja. Nga burime të drejtësisë mësohet se gjatë dy ditëve të ardhshme, ai do të diskutojnë dokumentin e ish-reporterit të Këshillit të Evropës Dick Marty, mbi raportin e tij rreth hipotezës së trafikimit të organeve të serbëve, që sipas Martit ishin rrëmbyer në Kosovë dhe veri të Shqipërisë në vitin 1999 dhe 2000. Williamson ka zhvilluar tashmë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd, pasi ka vlerësuar se hetimi do të jetë një shumë kompleks dhe delikat, kështu që do të marrë shumë kohë për të përfunduar me sukses.
Paralajmërimi para 1 muaji
Më 5 tetor të këtij viti u mësua për mbërritjen e këtij prokurori, gjë të cilën një zyrtar ia kishte thënë “Washington Post”, duke i pohuar prestigjiozes amerikane se hetimet për akuzat e reporterit të Këshilli i Evropës, Dick Marty, janë marrë seriozisht. E përditshmja përmendi edhe deklaratën e po asaj dite në Tiranë të kreut të EULEX-it, Xavier de Marnhac, i cili e shpalli planin në një konferencë shtypi në Shqipëri, duke thënë se prokurori do të arrijë në javët e ardhshme. “Washington Post” shkruante se Marnhac nuk e ka identifikuar zyrtarin, por pritet të jetë amerikani John Clint Williamson, prokurori që do të kryesojë këtë Task-Forcë të ngritur për këto hetime.
Akuzat e Dick Marty
Në një raport të vitit të kaluar reporteri i Këshillit të Evropës, Dick Marty, pretendoi se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandantët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ngritën qendrat e paraburgimit në kufirin e Shqipërisë me Kosovën, ku robërit civilë serbë u vranë dhe organet e tyre u shitën në tregun e zi gjatë luftës së Kosovës për çlirim nga barbaria e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçi dhe torturave të çetnikëve serbë gjatë spastrimit të pastër etnik që zhvilluan në Kosovë, ku vranë mijëra shqiptarë. Marty e përpiloi raportin duke ndjekur akuzat për trafikim organesh në një libër të shkruar nga ish-kryeprokurorja e Hagës për krimet e luftës, Karla del Ponte. Thaçi dhe Shqipëria i kanë mohuar këto akuza. “Është në interesin e të gjithë rajonit që ky hetim të sjellë një përfundim të qartë dhe të qartësojë deri në fund këtë histori”,- tha më 5 tetor De Marnhac. Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, u shpreh se “Ne jemi të sigurt që hetimi do të provojë falsitetin e akuzave dhe ne duam që ky kapitull të mbyllet një herë për të gjithë”.