E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet rajonale sfidë për Berlusconin

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, këtë fundjavë do të përballet me zgjedhjet rajonale, me anketat e opinionit publik të cilat sugjerojnë se popullariteti i tij është dëmtuar, për shkak të skandaleve dhe rrëmujës burokratike në radhët e koalicionit të tij.

Rreth 40 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin guvernatorët e 13 rajoneve, 11 prej të cilave tani kontrollohen nga opozita e qendrës së majtë, e cila është zhytur në rrëmujë, që nga koha e humbjes që pësoi nga Berlusconi në zgjedhjet kombëtare në vitin 2008.

Deri para disa javësh, dukej se Berlusconi do të shënonte fitore bindëse, por një varg akuzash për korrupsion dhe përjashtimi i partisë së tij nga zgjedhjet që do të zhvillohen më 28 dhe 29 mars në provincën kyçe të Romës, ka mundësi që të kenë dëmtuar gjasat e tij.

Agjencitë për hulumtimin e opinionit publik theksojnë se papunësia tani është brenga kryesore për 79 për qind të italianëve, për dallim nga 47 për qind, sa ishte në vitin 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›