Carla Bruni e brengosur për Sarkozynë
Carla Bruni-Sarkozy nuk dëshiron që bashkëshorti i saj, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, të kandidojë për mandatin e tij të dytë si president, ngase brengoset se kjo punë mund ta dëmtojë shëndetin e tij, i ka thënë Zonja e parë e Francës revistës Figaro.
“Si bashkëshorte, unë nuk e dëshiroj këtë. Ndoshta frikësohem se mund të dëmtohet shëndeti i tij. Ndoshta dëshiroj që jetën që na ka mbetur ta jetojmë në një paqe të caktuar. Megjithatë, çfarëdo që do të vendos bashkëshorti im, unë do ta pranojë në heshtje vendimin e tij”, tha Bruni.
Edhe i ati i Sarkozysë, Pal, sugjeroi se djali i tij do të kishte një jetë shumë më të qetë si qytetar normal.
“Ai duhet të vendosë. Por personalisht unë mendoj se ai do të kishte një jetë shumë më të qetë, nëse nuk kandidohet sërish”, i tha Pal Sarkozy gazetës Le Parisien.
“Është ky mendimi i një të ati, i cili e dashuron birin e tij dhe i cili dëshiron ta shoh atë të lumtur”, shtoi ai.