E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merluskoni, mbi 400 mijë euro për dëshmitaren Nicole Minetti

Dy binjaket De Vivo

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni ka pranuar se ka paguar dy vajza binjake për të marrë pjesë në festat e tij të famshme Bunga Bunga. Berluskoni ka paguar me 105 mijë paund dy shougërl britanike të cilët kanë marrë pjesë në vitin 2008 në shoun televizion Ishulli i të famshmëve.

Avokatët e ish-kryeministrit kanë mohuar që në këtë mes të ketë ndonjë shkelje. Italiani besohet se ka paguar motrat Eleonora dhe Imma De Vivo nëpërmjet llogarisë bankare të babait të tyre.

Prokurorët kanë bërë të ditur se ka pasur dy transferuat nga 35 mijë paund dhe 25 mijë. Dy binjaket De Vivo kanë qenë të pranishme në një festë bashkë me 32 vajza të tjera.

Imma e cila njihet si fat sjellësja e ish-kryeministrit është shprehur se në festa Berluskoni ishte i vetmi mashkull i pranishëm.

Pjesa tjetër e pagesës i ka kaluar Nicole Minettit, me origjinë britanike e cila u zgjodh deputete pas takimit me Berluskonin.

Berluskoni gjithashtu ka paguar edhe avokatin e saj, e cila po e mbron në çështjet e hapura ndaj saj.

28-vjeçarja, modele anglo-italiane, ka marrë në total nga viti 2009 2011 nga Berluskoni në total një shumë prej 402 mijë eurosh.

Minetti është dëshmitare kyçe në çështjen gjyqësore ndaj Berluskonit për seks të paligjshëm me marokenen Karim el-Mahroug. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›