Zhgënjimi i Arvizus: Ky është vetëm fillimi!

Ambasadori thotë se ajo çka ndodhi është vetëm fillim, por nuk e sqaron më tej, duke e lënë të nënkuptuar. Ai ishte sot në qytetin e Elbasanit, nga ku shprehu zhgënjimin e tij për atë çka ndodhi në seancën parlamentare të së enjtes.
"Mendova që mënyra se si u mbulua pozicioni vakant i zonjës Seseri në Parlament ishte më e mirë, nga mënyrë se si u mbulua pozicioni i mbetur bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Mbrëmë kam shkëmbyer opinionin me një person që e respektoj shumë dhe në fakt i sugjerova dhe i thashë se ky është vetëm fillimi. Dhe përgjigjja që mora ishte:'po Zoti ambasador keni të drejtë, ky është vetëm fillimi'. Ajo që duhet të them se ka një boshllëk besimi mes dy palëve dhe ky boshllëk besimi është përgjegjës për krizën politike që po zhvillohet. Ai ka kontribuar në mënyrë direkte në paaftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin në Bashkimin Evropian. Por gjithashtu kemi parë faktin që kur dy palët dëshirojnë ata janë të aftë që të bëjnë marrëveshje dhe të arrijnë marrëveshje”, thotë Arvizu.
Përfaqësuesi amerikan në Tiranë, tha se duhet të jemi realist me faktin që palët nuk e besojnë njëri-tjetrin. “Dhe në fakt mendoj që ne duhet të ruajmë shpresën që të arsyetuarit dhe mirëkuptimi të mund të ruhen, por gjithashtu duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë që palët nuk e besojnë njëri-tjetrën. E di që njerëzit shpesh pyesin lidhur me bashkësinë ndërkombëtare dhe sigurisht qartazi nuk mund t'u themi njerëzve se c'mund të bëjmë ne. Ndonjëherë do të kisha dashur ta kisha këtë, por ndoshta në një mënyrë të vogël ne mund të vazhdojmë të bëjmë atë, që kemi bërë më deri tani për të ndërtuar besim mes palëve. Në fakt duke përdorur gjithë këshillat që vijojnë nga ODIHR dhe Komisioni i Venecias dhe për sa kohë nuk bëhet kjo gjë, atëherë rruga drejt Bashkimit Europian do të jetë e vështirë dhe sigurisht ata që vuajnë me shumë janë njerëzit e shkretë të Shqipërisë. Sikurse mikja më tha se ky është vetëm fillimi, unë shpresoj që ajo, por edhe unë ta kemi gabim, sepse mund t'ia dalim mbanë, nëse duam", vijoi. /S.Ll/Start/
2012-04-13 14:06