Zgjedhjet sot debati ne Parlamentin Europian
Situata politike në Shqipëri pritet të diskutohet sot në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së në Bruksel.
14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë do të marrin pjese sot dhe nesër në një takim me eurodeputetë në Parlamentin Europian.
Ky takim merr një rëndësi të veçantë për vetë momentin kur zhvillohet dhe situatën politike pas zgjedhjeve të 8 Majit në Shqipëri.
Mësohet se tema kryesore e bisedimeve në këtë takim ndërparlamentar në Strasburg do të jenë 12 prioritetet e Bashkimit Europian për Integrimin e Shqipërisë.
Ky do të jetë raundi i parë i takimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së , ku në rend të ditës do të jetë diskutimi mbi progres-raportin që do të miratohet në muajin tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin.
Delegacioni i parlamentit shqiptar që do të marrë pjesë në këtë takim, përbëhet nga 7 deputetë të opozitës dhe 7 të mazhorancës.