Bregu Prioritet yne plotesimi i kritereve per Integrimin Europain te Shqiperise
Ministrja e Integrimit , Majlinda Bregu pjesëtare e delegacionit shqiptar që merr pjesë në Bruksel për zhvilluar takimeve me eurodeputetet, flet në një lidhje direkte me ABC News për takimet me anëtarët e PE-së
Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë me dije se në këto takime, pjesë e diskutimeve do të jenë 12 pikat e planit të veprimeve dhe plotësimi i tyre nga ana e Shqipërisë.
Sipas saj pritet që në këto takime të bëhet vlerësimi një nga një i këtyre prioriteteve. Sipas Bregut një nga këto pika dhe më e rëndësishme është procesi i votimit dhe mirëfunksionimi i parlamentit shqiptar.
Ajo tha se delegacioni shqiptar ka ardhur të diskutojë mbi alternativat dhe pikat e axhendës të PE-së. “Për ne si mazhorancë rëndësi ka që vendi të ecë përpara dhe të plotësojë sa më mirë kriteret për integrimin evropian. Janë takime që do të diskutohen për situatën e përgjithshme të reformave dhe po ashtu do të diskutohet edhe periudha post zgjedhore”, tha Bregu.
Ai theksoi se “ Mendoj se do të jetë pjesë e diskutimeve edhe mospjesëmarrja e opozitës në proceset e Parlamentit shqiptar dhe mospjesëmarrja e tyre në votime, për ligje të rëndësishme. Mendoj se nga ana e PE-së nuk mirëpritet politika e bojkotit të opozitës shqiptare.
Një nga pikat kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria është votimi në parlament, që kërkon votim me votë të cilësuar. Opozita nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka votuar ligje dhe kjo bën që kjo pikë të mos jetë e plotësuar në plan progres.”