E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Vendimi i Kolegjit i drejte

Kreu i prezencës së OSBE-së, në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth ka vlerësuar vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor për numërimin e gjithë votave të kontestuara.

Duke folur nga Korça, i pyetur për këtë vendim, Wollfarth ka deklaruar se vendimi i dhënë është i drejtë dhe i shërben shqyrtimit të barabartë të votave. Sipas tij, vendimi i kolegjit është i drejtë. “Vendimi i marrë jep mundësinë për të rishqyrtuar të gjitha votat e qytetarëve në mënyrë të njëtrajtshme dhe të barabartë që të shihet mendimi i tyre”- tha ai.

Ambasadori i OSBE-së, në ditën e dytë të vizitës se tij në Korçë, ka pasur një takim me kreun e bashkisë Niko Peleshi. Në takim midis të tjerash është folur për mundësitë dhe potencialet ekonomike që ka rajoni i Korçës si dhe forcimin e demokracisë lokale dhe reformave në këtë drejtim.

Ambasadori Wollfarth prej dy ditësh ka zhvilluar takime me drejtues vendorë e biznesmenë vendas në Pogradec dhe në qytetin e Korçës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›