E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjyq dy trafikantët e 10.5 kg heroinë në Greqi

 

Tiranë – Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dy persona të akuzuar për trafikimin e një ngarkese prej 10.5 kilogramë heroinë. Artur Hasalla dhe Renato Shopi janë dy personat e akuzuar nga Prokuroria për veprën penale “trafikim i narkotikëve”. Dosja penale është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku pritet të merret në shqyrtim nga gjyqtari Idriz Mulkurti. Dosja penale bën fjalë për ngjarjen e ndodhur më 20 shkurt 2009, kur në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, policia bllokoi 10.5 kilogramë heroinë, të fshehur në makinën që po drejtohej nga Artur Hasalla. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i implikuar në trafikimin e heroinës ka rezultuar edhe shtetasi Renato Shopi. Sipas Prokurorisë, lënda narkotike ka hyrë në Shqipëri nga Mali i Zi. Ajo më pas është transportuar nga Elbasani dhe destinacioni i saj mësohet se ka qenë në Greqi, konkretisht në qytetin e Selanikut. Policia kufitare mori informacion se në makinën e Hasallës ishte fshehur lëndë narkotike dhe menjëherë ushtroi kontroll brenda saj. Fillimisht agjentët e policisë kanë gjetur 3 kilogramë heroinë, por më tej verifikimet në makinë zbuluan edhe një sasi prej 7.5 kilogramë heroinë, e cila ishte fshehur në automjet. Sipas Prokurorisë, dy të akuzuarit kanë pasur aktivitet në fushën e trafikut të narkotikëve t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›