Zgjedhjet vendore, 5700 policë marrin “Librin e Xhepit”
07/04/2011 Kryepolici Burgaj mbledh vartësit në trajnim “Vota është e shenjtë, ta mbrojmë”
Policët në rrethe instruktohen me detyrat dhe rolet gjatë procesit zgjedhor
TIRANË- Afrimi i zgjedhjeve lokale duket se ka mobilizuar seriozisht të paktën 5700 efektivë të Policisë së Shtetit. Ashtu siç ndodh përherë gjatë këtyre momenteve kyçe, ku uniformat blu bëhen “gardianë” të politikës edhe kësaj radhe nisi trajnimet e policëve, në mënyrë që të garantohet një proces i qetë zgjedhor. Që kjo gjë të realizohet, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, zhvilloi dje një takim me drejtuesit vendorë të policisë, teksa i pranishëm ishte edhe zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij shprehu besimin se fillimi i kësaj fushate elektorale e gjen Policinë e Shtetit më të përgatitur se kurrë dhe kjo falë masave që lidershipi i Policisë së Shtetit ka marrë. “Policia e Shtetit futet në këtë fushatë me një bilanc të shkëlqyer të dy fushatave të fundit zgjedhore, veçanërisht të vitit 2009 ku të gjitha raportet ndërkombëtare kanë vlerësuar me nota maksimale rolin e Policisë së Shtetit dhe unë besoj se edhe këtë radhë Policia e Shtetit do të performojë në mënyrë të shkëlqyer. Dua të theksoj që baza ligjore me të cilën Policia e Shtetit operon, është mjaft e qartë dhe unë jam i sigurt që Policia e Shtetit nuk do të shmangë asnjë moment, asnjë milimetër të asaj ç’ka ligji përcakton”, tha Peka.
Burgaj: Kujdes, “Librin e Xhepit”
Në fjalën e tij, mes të tjerave, kryepolici Burgaj theksoi se “Jemi përpara një ngjarjeje shumë të rëndësishme, siç janë zgjedhjet për pushtetin vendor, të cilat vlerësohen nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare dhe faktori ndërkombëtar. Qytetarët nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar dhe të drejtën për siguri dhe liri të shprehjes, pa pasur më parë besimin se policia vepron në mbështetje dhe mbrojtje të të drejtave të tyre, të cilat janë një gur themeli i demokracisë. Për sa më sipër është detyra jonë dhe pritshmëria themelore e qytetarëve që ne të punojmë për të siguruar zbatimin e ligjit, veçanërisht dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të Udhëzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Askush nuk mund të dalë mbi ligjin” dhe si punonjës të Policisë së Shtetit me kompetenca të veçanta, ne duhet të tregojmë në çdo rast gjatë kryerjes së detyrave standarde më të larta se ato që priten nga qytetarët e thjeshtë, në lidhje me etikën personale dhe integritetin në zbatimin e ligjit. Përgatitja e Policisë së Shtetit për kryerjen e detyrave gjatë procesit zgjedhor ka kohë që ka filluar, aktualisht 5700 punonjës policie në shkallë vendi kanë përfunduar trajnimin “Për detyrat e Policisë se Shtetit gjatë procesit zgjedhor”. Jam i bindur se njohuritë e marra në këtë trajnim do të zbatohen në praktikë. Është përgatitur materiali “Kujtesë” (Libri i Xhepit) “me detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore”. Libri siguron informacion të vlefshëm dhe do u jepet të gjithë punonjësve të policisë që do të angazhohen me detyra gjatë këtij procesi zgjedhor. Në këtë proces kemi pasur mbështetjen e misioneve ndërkombëtare të asistencës teknike PAMECA III dhe ICITAP, së bashku me OSBE-në, të cilët dëshiroj t’i falënderoj. Duke qenë se përmbyllëm fazën parapërgatitore dhe futemi në një fazë të re, atë të zhvillimit të fushatës zgjedhore, puna e strukturave të Policisë së Shtetit do të përqendrohet në planifikimin, organizimin, dhe drejtimin e shërbimeve të policisë për garantimin e rendit publik, gjatë zhvillimit të aktiviteteve elektorale nga subjektet politike. Raportet e organizmave ndërkombëtare për zgjedhjet e viteve 2005, 2007, 2009 kanë nënvizuar qëndrimin e shkëlqyer të shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj proceseve elektorale. Le të konfirmojmë, të gjithë së bashku dhe një herë, se Policia e Shtetit këto vlera do t’i ruajë dhe do t’i përmirësojë më tej. E drejta e votës është e shenjtë. Ne të gjithë duhet të jemi krenarë dhe të privilegjuar që ligji na ngarkon me detyrën fisnike të ruajtjes së kësaj të drejte”.