E Diel, 1 Nëntor 2026

8 Maji, Brichambaut: OSBE me prani të gjerë monitoruesish

TIRANE- Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së deklaron se do të ketë një prani të gjerë të vëzhguesve për të monitoruar zgjedhjet vendore të planifikuara për tu zhvilluar më 8 maj.

Zoti Marc Perrin de Brichambaut ndodhet sot në Tiranë për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të vendit si dhe përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës. Takimi i parë është zhvilluar në selinë e Ministrisë se Jashtme ku është pritur nga ministri Edmond Haxhinasto. Më pas të dy kanë dhënë një konferencë të pëtrbashkët për shtyp.
 
Zoti Marc Perrin de Brichambaut tha se OSBE “është në favor të përmirësimit të kushteve të zgjedhjeve” dhe se për këtë qëllim po jep kontributin e saj si dhe “Do kemi një prani të gjerë monitoruese, së bashku me vëzhguesit lokalë”

“Besojmë se Shqipëria ka një të ardhme të shkëlqyrer dhe ne do ta mbështesim të vijojë hapat për punën e saj që të jetë sa më afër për të qenë anëtarë e BE”- nënvizoi sekretari i Përgjithshëm I OSBE-së.
Lidhur me garancitë që opozita kërkon që zgjedhjet vendore të zhvillohen të lira e të ndershme, zoti Brichambaut tha se "ne i kujtojmë kujtdo rregullat dhe praktikat e mira që ekzistojnë lidhur me respektimin e institucioneve, sepse në Shqipëri ka institucione demokratike, një kuadër ligjor, legjislativ, prandaj OSBE dhe partnerët e saj ka qenë e qartë në këtë drejtim."

Sa i përket 21 janarit, sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së përsëriti mbështetjen që OSBE i jep punës së prokurorisë për një hetim të plotë asnjëanës, gjithpërfshirës, “duke u mbështetur në të gjitha aspektet e ngjarjes me qëllim që të nxjerrë në dritë gjithcka. Dhe kjo duhet bërë pa ndërhyrje dhe në mënyrë asnjëanëse“- theksoi zoti Brichambaut.

Rreth orës 11:00 është planifikuar takimi me kryeministrin Berisha , me pas me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, liderin e Partisë Socialiste Edi Rama si dhe me presidentin e vendit Bamir Topi rreth ores 12.45.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›