Zgjedhjet vendore PS mbledh kryesinë nesër Asambleja
TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur sot paradite kryesinë e saj për të diskutuar mbi kriteret të cilët duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar komune, bashkie dhe anëtarë të këshillave vendore, për garën elektorale të 8 majit.
Mbledhja po zhvillohet në selinë rozë dhe ka nisur që prej orës 09.00 të paradites së sotme.
NEWS24 informon se pjesë e diskutimeve në kryesi do të jenë dhe kushtet që PS kërkon për një proces.
Kushtet u sqaruan dhe nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në NEWS 24, deklaroi në datën 22 shkurt se “ne kërkojmë tre gjëra: garanci për listat, garanci ligjore, të besueshme dhe të zbatueshme për kartat e identitetit dhe e treta garanci e institucionit që menaxhon, administron rezultatin e zgjedhjeve. Gjithashtu PS kërkon dhe riformatim të KQZ . Për tu zyrtarizuar këto propozime do të paraqiten në Asamblenë e PS-së e cila do të mblidhet nesër paradite.
(s.g/BalkanWeb)