Topi në Shkup për Qendrën Përkujtimore të Holokaustit
SHKUP- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë, Shkupit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit” për hebrenjtë maqedonas. Vizita e presidentit Topi bëhet me ftesë të homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, informon zyra e shtypit prane presidences.
Në këtë veprimtari të rëndësishme përkujtimore e historike, kreu i shtetit shqiptar është i shoqëruar nga një delegacion zyrtar.
Ceremonia e inaugurimit të “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit” do të zhvillohet nesër dhe pritet të marrin pjesë dhe krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Shtetit të Izraelit: Zëvendëskryeministri Moshe Jalon, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota. Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti Topi pritet të takohet me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç si dhe me Zëvendëskryeministrin e Izraelit, Moshe Jalom.
(s.g/BalkanWeb)