Jeta ne SMT banoret mes mbeturinave
Ish- godinat dhe mjediset e SMT-së së dikurshme në qytetin e Korçes u shitën pas ndërrimit të sistemeve dhe këtu u vendosën biznese të vogla dhe banorë të ardhur rishtas. Por jeta e tyre mbetet e vështirë për shkak të se mungesës së infrastrukturës. Linjat elektrike dhe e ujit të pijshëm provizorisht i kanë ndërtuar vetë banorët.
Bashkia e justifikon këtë gjendje me pretendimin se kjo zonë është informale dhe ndodhet jashtë vijës së verdhë. Një tjetër problem serioz është grumbullimi i mbeturinave të cilat në mungesë të kontenierëve hidhen në një kanal aty pranë duke e kthyer atë në burim infeksioni.
Për këtë lagje nuk ka plan urbanistik që të sigurojë zhvillimin e sotëm dhe në perspektivë. Banorët në prag të zgjedhjeve të 8 Majit kërkojnë që të mos ngelen të harruar nga bashkia, por të mbështeten që të integrohen në qytetin ku ata jetojnë.
Jorgjeta Gjanci