E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster gjithcka gati per zgjedhjet e 8 Majit

Situata parazgjedhore ne qarkun e Gjirokastres paraqitet e qete, ndersa te gjitha faktoret pavarësisht interesave politike kane një bashkepunim të frytshem per zgjidhjet e problemevete të lindura ne kuader te pergatitjve per 8 majin.

Arjan Gjini, pergjegjes i zyres rajonale zgjedhore per KQZ ne Gjirokaster, thote faza e pare e pregatijeve per zgjedhjet ka përfunduar dhe gjithcka eshtë rezalizuar konform ligjit.

“Jane shpallur te gjitha listat e zgjedhore qe nuk kane asnje konstestim dhe eshte vënë në dispozicion e gjitha baza e nevojshme materiale. Ne kete kuader jane percaktuar edhe dhomat e fshehta, vendet e numerimit te votave”tha Gjini.

Bashkepunimi midis zyres rajonale zgjedhore dhe njësive të qeverisjes vendore ka qenë mjaft i mirë dhe nuk ka munguar as interesi i dyanshem per te realizuar një proces zgjedhor të pakontestueshem.

Në qarkun e Gjirokasters kane mbërritur shume vezhgues nga organzizata dhe shoaqta te huaja, te cilet po monitorojnë nga afer situaten parazgjedhore.

Ismail Xhaferri                          
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›