E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali debohet shqiptari. Kishte kontakte me islamike

Dëbohet nga italia shqiptari Sokol Hakani. Dëbimi i tij është firmosur nga ministri i Brendshëm Roberto Maroni për motive sigurie dhe parandalim të akteve terroriste. Sikurse shkruan media italiane, Hakani jetonte prej gushtit të 2002 në shtetin fqinj dhe ishte i pajisur me lejeqëndrimi. Riatdhetësimi i tij u krye pasditen e së shtunës me fluturimin e linjës Bolonja- Tirana.

Vendimi për dëbimin e tij erdhi pas hetimeve që dëshmuan se shqiptari kishte kontakte me eksponentë radikalë islamikë në gjithë botën dhe se shpesh frekuentonte faqe interneti xhihadiste në internet në të cilat tregoheshin procedurat për përgatitjen e mjeteve shpërthyese me eksploziv, ndërsa dyshohet se kishte për qëllim luftën krah muxhahedinëve në terren dhe vënien në praktikë të teknikave që kishte mësuar gjatë periudhës së stërvitjes së kryer në kampet paraushtarake. (/AGI)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›