E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampusi universitar ne Elbasan. Projekti gati pas 6 vjetesh

Kampusi universitar, premtim i qeverisë shqiptare i cili do të ndërtohet në qytetin e Elbasanit në kodrën e Krastës, do të kushtojë 24 milion dollarë, ku për ndërtimin e tij do të punësohen 1000 punëtorë, ndërsa punimet  do të zgjasin 5-6 vjet. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i Elbasanit, Ardjan Turku, gjatë prezantimit të këtij projekti.

“ Zona, për hir të parkut që i shërben gjithë qytetit dhe rajonit, të parashikuar tashmë dhe të vendosur dhe për hir të kampusit universitar, të parashikuar dhe të vendosur duhet që patjetër të marrë përparësi. Nuk mund të çosh në një park një mijë apo dhjetë mijë vetë nëqoftëse nuk ke kanalizime, nëqoftëse nuk ke banjo publike, nëqoftëse nuk ke ujë të pijshëm. Këto janë detyra të mirëfillta të qarkut dhe të bashkisë në të ardhmen” tha Turku.

Turku garantoi banorët se asnjë shtëpi nuk do të prishet si pasojë e ndërtimit të kampusit, pasi projekti tashmë ka përfunduar. Rektori i universitetit Liman Varoshi vlerësoi se ndërtimi i këtij kampusi do të sjellë përfitime të mëdha për zonën e Krastës.

Besim Dybeli    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›