Zgjedhjet,sondazhi "Zogby",fituese PS

Sipas sondazhit të Zogby-t,nëse zgjedhjet elektorale do të zhviloheshin në muajin shkurt Partia Socialiste do të ishte fituese e tyre. Sipas sondazhit të Zogby-t të publikuar në televizionin Top Channel 39% e votave të zgjedhësve shqiptarë do shkonin për PS, 34 % për PD ndërsa LSI do merrte 5 %. Sipas Zogby-t 2% e votuesve zgjodhën partinë G99 , 1% e votave shkon për PDK, 1% për PBDNJ, 1% për PDR ,1 % për PSD, dhe 1% për PA-në.12 % e votuesve ishin të pavendosur ndërsa 4% e tyre nuk treguan se për kë do të votonin. Marzhi i gabimit të këtij sondazhi është +-3.2%.