Zgjedhjet,sondazhi "Zogby",fituese PS

Sondazhet nxjerrin sërish Partinë Socialsite fituese të zgjedhjeve elektorale. Ka qenë sërish kompania amerikane e sondazheve Zogby, e cila ka bërë të ditur këtë fakt. Kështu, sipas Zogby-t, nëse zgjedhjet elektorale do të zhviloheshin në muajin shkurt Partia Socialiste do të ishte fituese e tyre. Të dhënat e sondazhit të publikuara në televizionin Top Channel, tregojnë se, 39% e votave të zgjedhësve shqiptarë do shkonin për PS, 34 % për PD ndërsa LSI do merrte 5 %. Sipas Zogby-t partia e sapoformuar G99 do të votohej nga 2% e shqiptarëve. 1% e votave në këtë sondazh tregon se janë destinuar për PDK, 1% për PBDNJ, 1% për PDR ,1 % për PSD, dhe 1% për PAD. I njëjti sondazh i publikuar thotë se, 12 % e votuesve kanë treguar pavendosshmëri për të hedhur verdiktin e tyre në këto zgjedhje, ndërsa 4% nuk treguan se për kë do të votonin. Marzhi i gabimit të këtij sondazhi është +/- 3.2%. Ndërsa janë anketuar për , për periudhën shkurt-mars 2009 nga "Zogby" 1 mijë persona.