E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e KE jep 40 milionë euro për rrugët

 

Ministria e Financave ka arritur të bindë Bankën e Këshillit të Evropës të lëvrojë 40 milionë euro për ndërtimin e rrugëve dytësore. Sipas njoftimit të financave, negociatat dyditore në Paris, janë konkluduar me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe CEB. “Në këtë mënyrë projekti bëhet efektiv menjëherë dhe do të fillojnë procedurat e tenderimit. Financimi i CEB-it prej 40 milionë euro me kushte shumë të favorshme, duke iu bashkuar financimeve të akorduara nga IDA, Fondi OPEC dhe IPA sigurojnë një shumë prej rreth 96.4 milionë USD për këtë projekt”. Projekti në total ka një vlerë prej rreth 400 milionë USD dhe financimet do të përdoren për rrugë të zonave rurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›